Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare, nga zona e Dropullit, Kristos Mastoras, është arrestuar nga policia greke për shkak të gjendjes së dehur gjatë drejtimit të automjetit.

Mastoras është një këngëtar i njohur në Greqi dhe i dashur për publikun. Ai është me origjinë shqiptare, nga fshati Vodhinë i Dropullit të Sipërm në Qarkun e Gjirokastrës, por familja e tij u zhvendos në Greqi kur ai ishte 3 vjeç.

Sipas burimeve policore, të cilave iu referohet shtypi grek, arrestimi ka ndodhur gjatë natës, afër sheshit Omonia.

Policia ka konfirmuar se Mastoras kishte një nivel alkooli prej 0.83 mg.

Sipas raportimeve të mediave vendase, ai ka tentuar të largohet nga postoblloku, por është ndaluar nga forcat e rendit.

FOTO/ Këngëtari shqiptar arrestohet nga policia greke, dyshohet se...