Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetaseve Nexhmije Dervishi 48 vjeçe, banuese në Durrës, dhe Anita Dervishi, 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Shtetaset e mësipërme (nënë e bijë), ditën e sotme në fshatin Fushë-Bizë, Ishëm, kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës shtetasin Adrian Halili, 48 vjeç, banues në Durrës K/ Inspektor në IMT Durrës.

Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës" parashikuar në nenin 238 të Kodit Penal.