KAS është duke zhvilluar një mbledhje, në të cilën po diskuton çështjen e PD-së, e cila kërkon që në fletën e votimit të jetë emri i Ilir Metës përbri koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Nga ana tjetër, pak para se të fillonte mbledhja, përfaqësuesi i BF-së Endrit Braimllari i ka drejtuar kërkesë KQZ-së, me motivin që në krye të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të jetë Sali Berisha.

Gjatë zhvillimit të diskutimeve, Koli Bele, relatori i çështjes i është përgjigjur Braimllarit me argumentin që ky i fundit nuk e ka tagerin për dërgimin e kësaj kërkese.

Diskutimet në KAS janë ndaluar për një pushim 20-minutësh, ku pritet që me rifllimin e seancës të mësohet vendimi përfundimtar.