Nëse hyni në motorin e kërkimit “Google” dhe klikoni vetëm këto dy fjalë në anglisht “Why is”, që e përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë “përse është”, do të shikoni që rezultati i tretë dhe i katërt i sugjeruar nga “Google” ka të bëjë pikërisht me vendin tonë, Shqipërinë.
Por nuk bëhet fjalë për diçka të mirë. Përkundrazi. Rezultatet që dalin të sugjeruara nga motori i kërkimit, janë përkatësisht “Përse Shqipëria është kaq keq” dhe “Përse Shqipëria urrehet”.
Këtë mund ta provojë secili prej jush mjaft thjesht, duke klikuar këto dy fjalë qoftë nga celulari apo qoftë nga kompjuteri. Sipas të dhënave, këto sugjerime dalin vetëm në rastin kur futeni në “Google.al” dhe nga territori shqiptar.





