Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka konfirmuar këtë të premte masën e sigurisë “arrest në burg” për tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja si dhe për të bashkëpandehurin me iniciale P.Ç. Këta të fundit dyshohen për vrasjen e Denis Dobrës, ndërsa u përplasën fizikisht në seancën e fundit gjyqësore.

Lidhur me incidentin, ata kërkuan ndjesë. Megjithatë ata kanë këmbëngulur se i dyshuari i ka provokuar dhe ka shpifur ndaj tyre.

Katër të dyshuarit akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut në zonën e Matit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 8 korrik 2025.

Kujtojmë se rrëmbimi dhe më pas vrasja e 23-vjeçarit ishte një ngjarje që tronditi opinionin publik një vit më parë. Dobra u mor peng, u mbyt dhe u hodh së bashku me makinën e tij në liqenin e Shkopetit.

Shkak dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.