Pas tensioneve më herët në Këshillin Bashkiak të Himarës, ka nisur përsëri mbledhja për të zgjedhur kryetarin që do të drejtojë Bashkinë deri në zgjedhjet e reja.

Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro, Këshilli Bashkiak i Himarës ka komanduar Blerina Balajn për drejtimin e bashkisë së Hiamarës.

Këshilli Bashkiak u mlodh sot për të vendosur me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë, por Gjikuria është tërhequr.

Mbështetësit e Belerit penguan mbledhjen e Këshillit Bashkiak nisur në orën 10:00 dhe që u pezullua për një moment të dytë pas tensioneve të krijuara brenda godinës.