DURRES– Kryetarja e Këshillit të Qarkut Durrës, Eglantina Begteshi në bashkëpunim me Organizatën “Misioni pa Kufi” dhuroi ditën e sotme në ambjentet e Qarkut 100 pako dhuratë për fëmijët me probleme sociale dhe ato me aftësi të kufizuara.

Me këtë rast në ambientet e qarkut u organizua një ceremoni festive ku fëmijët u argëtuan, ndërsa ndoqën një program artistik. Krahas “Misionit pa kufi” disa nga pakot që iu shpërndanë fëmijëve durrsakë dhe krutanë ishin përgatitur nga bashkëmoshatarët e tyre austriakë enkas për këta fëmijë.

Kryetarja e Këshillit të Qarkut, Eglantina Begteshi, e cila shoqërohej edhe nga kryetari i Bashkisë Krujë Shkëlzen Hoxha, në fjalën e saj përshëndetëse falenderoi “Misionin pa Kufi” dhe vendosi theksin te vëmendja që duhet t’i kushtohet fëmijëve, pasi ata janë e ardhmja e këtij vendi.