FIER- Çështja e Fierit, e cila mban “peng” tre ligje në Parlament, duket se ka përçarë edhe këshilltarët të cilët sot janë bërë pjesë e dy mbledhjeve të ndryshme, pasi mazhoranca dhe opozita nuk kanë ende një marrëveshje që do zgjidhte këtë ngërç.

Mësohet se këshilltarët e majtë dhe të djathtë po zhvillojnë dy mbledhje të ndryshme dhe kjo për shkak të kryetarit të Këshillit të Qarkut, pasi të djathtët njohin Artur Shehun si kryetar, ndërsa të majtët pretendojnë se ka vendime gjykate që kanë shpallur Vangjel Ndrekon, kryetar. 

Mbledhja paralele e këshilltarëve të majtë ka nisur në sallën e bashkisë së qytetit, ku marrin pjesë 53 këshilltarë, ndërsa në mbledhjen tjetër marrin pjesë 49 këshilltarët e PD. 

Këshilli i Qarkut Fier ka në total 96 anëtarë.