21 gusht 2015 – 47 vjet më parë, më 21 gusht 1968 në Çekosllovaki hynë tanket dhe kështu “Pranvera e Pragës” e Dubçek-ut pati një fund të përgjakshëm. Më shumë se 20 000 ushtarë nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tij pushtuan Çekosllovakinë për të shtypur programet e reformave liberale vënë në vend nga kryeministri Aleksandër Dubcek.
Në një shfaqje të tmerrshme force, 20 000 ushtarë dhe më se 2 000 makina të blinduara kanë hyrë gjatë natës, pasi aeroporti kryesor i Pragës ishte marrë nga një divizion sovjetik i transportuar me avionë, duke i pasuar dhe më shumë (shih videon: https://www.youtube.com/watch?v=wULqRhE9sQg).
Pushtimi erdhi nga ankthi në Moskë mbi politikat e paraqitur nga qeveria e kryeministrit Aleksandër Dubçek, i cili kishte marrë detyrën si kreu i Partisë Komuniste në janar.
Dubçek-u, dhe pse një komunist i përkushtuar, ishte i vendosur në eliminimin e elementëve më represivë të regjimit njëpartiak, dhe kishte zbutur censurën në medie, kufizimet në udhëtimet dhe mbikëqyrjen e atyre që konsideroheshin politikisht të rrezikshëm nga policia sekrete.
Leonid Brezhnjevi dhe udhëheqësit e vendeve të tjera të Paktit të Varshavës ishin të shqetësuar se, nëse politikat do të konsideroheshin të suksesshme, mund të ndodhnin trazira reformiste në vendet fqinje dhe se Çekosllovakia mund edhe të dilte nga Paktin, duke destabilizuar bllokun sovjetik.
Megjithëse ushtria e Çekosllovakisë u urdhërua të mos t’i rezistonte pushtimit, u vranë mbi 100 civilë, si rezultat pati dhe shumë më tepër të plagosur pasi turma të mëdha u mblodhën në rrugë me parulla në mbështetje të udhëheqësit e tyre dhe kundër trupave të huaj.
Kundërshtimi i tyre dha pak efekt. Me Dubçek-un e arrestuar dhe të gjitha rrugët hekurudhore, rrugore dhe ajrore me Çekosllovakinë të mbyllura, çdolloj rezistence u shtyp më shpejt dhe gjithnjë e më shumë trupa nga Bashkimi Sovjetik, Polonia, Hungaria dhe Bullgaria u derdhën në vend.
Anëtarët reformistë të qeverisë u dërguan në Moskë dhe pyeteshin për ditë; Dubçek-u do të mbetej formalisht në pushtet deri në prill 1969, por reformat e tij ishin kthyer mbrapsht, pasi për më shumë se 20 vjet do të mbetej në vend një regjim represiv edhe më i fortë.
Info
Në gusht 1968 vendet e Traktatit të Varshavës (përveç Rumanisë) çuan trupa në Çekosllovaki. Kontingjentin më të madh të trupave e çoi Bashkimin Sovjetik. Shqipëria ishte në mesin e vendeve që dënuan ndërhyrjen ushtarake, dhe në shtator 1968, ajo doli zyrtarisht nga Traktati i Varshavës, duke e denoncuar. Në të vërtet, de facto Tirana zyrtare e kishte ndërprerë pjesëmarrjen në Traktatin e Varshavës qysh në vitin 1961.
Më 19 janar 1969 studenti çek 21-vjeçar Jan Palah (Palach), në sheshin Vjançeslav të Pragës u vetëdogj me benzinë në shenjë proteste kundër pushtimit të vendit të tij nga trupat sovjetikë dhe të Traktatit të Varshavës. Palah-u u bë lajmi i ditës i medieve botërore, duke diskretituar rëndë regjimet komuniste në Evropën Lindore.
Jan Palah
Poezi nga poeti rus Vsevolod Nekrasov (1934-2009)
“Unë nuk jam Palah
Ti nuk je Palah
Po ai
Palah-u?
Ai është
Palah
Kurse ti nuk je Palah
Dhe unë nuk jam Palah”.
/th. m. portali “dureslajm.com”/





