Sipas astrologëve, disa shenja të horoskopit kanë më shumë vështirësi për të pranuar gabimet e tyre dhe për të kërkuar falje. Edhe pse mund të jenë të vetëdijshëm për dëmin e shkaktuar, këta individë shpeshherë shmangin ndjesën direkte dhe zgjedhin forma të tjera për të rikuperuar marrëdhëniet.
Luani cilësohet si një nga shenjat më krenare. Ai ka vetëbesim të lartë dhe rrallë e pranon fajin. Në vend të një ndjese, mund të shfaqet me gjeste madhështore, dhurata luksi apo postime misterioze në rrjete sociale. Për Luanin, kërkimi i faljes shihet si një cënim i imazhit të tij.
Akrepi është mjeshtër i heshtjes dhe i kontrollit emocional. Edhe nëse është në dijeni të gabimit, ai do të tregojë pendesë në mënyrë të tërthortë – përmes sjelljeve më të kujdesshme apo gjesteve të dashurisë – por rrallëherë do të shprehë një “më fal” me fjalë.
Ndërsa Ujori, shpesh e shmang përplasjen direkte duke relativizuar gjithçka me frazën “Ti ke mendimin tënd, unë kam timin”. Për të, ndjesa është një koncept abstrakt, jo pjesë e komunikimit të tij të zakonshëm.