KINE, 15 mars 2013 – Qeveria e provincës jugperëndimore kineze Yunnan ka nisur një hetim për rastin e mbledhjes së informacionit sekret nga punonjësit e kompanisë amerikane Coca-Cola në Kinë me ndihmën e pajisjeve elektronike.

Përfaqësuesit e Coca-Cola e përgënjeshtruan këtë informacion, duke iu referuar faktit se marrësit elektronikë që i janë gjetur punonjësve të kompanisë janë pajisje të zakonshme që mund të blihen nga kushdo nëpër dyqane dhe se ato janë përdorur ekskluzivisht për qëllime logjistike.

Veprimtaria që lidhet me mbledhjen e informacionit për përftimin e hartave shumë të sakta, në kontrast me përdorimin normal të shërbimeve të ofruara nga GPS, është e paligjshme në Kinë.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/