Statistikat globale tregojnë se tre prej dhjetë fëmijëve në rritje kanë ndonjë deformim të boshtit kurrizor.

Sistemi kockor-muskulor te fëmijët në zhvillim nën ndikimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm i ekspozohet deformimeve të ndryshme. Faktori trashëgues dhe lëvizja e keqe e trupit, çantat e rënda shkollore, të ulurit një kohë të gjatë dhe në mënyrë joadekuate në shkollë dhe në shtëpi, aktiviteti i pamjaftueshëm shkollor, sjellin deri te çrregullimi i statikës së boshtit kurrizor, që rezulton me paraqitjen e skoliozës dhe kifozës. 

Rritja e shpejtë në periudhën e pubertetit ndikon në mënyrë të pavolitshme në zhvillimin e deformimeve tashmë prezentë, sqaron dr. Anica Haxhi-Pertrusheva Jankijeviq, specialiste ftiziatër në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Cilat janë deformimet e boshtit kurrizor?

Skolioza është shtrembërimi anësor i boshtit kurrizor, që krijon kthesë në formë të shkronjës C ose S. Jo gjithmonë ka shenja të dukshme të jashtme të deformimit, por fëmija ankohet për dhimbje në pjesën torakale dhe lumbale të boshtit kurrizor gjatë të ulurit të gjatë. Etiologjia shpesh është e panjohur, ndërsa pjesëmarrje të madhe kanë shprehitë e lëvizjes së keqe të trupit.

Kifoza ose gungëzimi është zmadhimi i lakimit të pjesës së kraharorit nga boshti kurrizor. Veçanërisht është e dukshme gjatë të ulurit dhe e përcjell tërthorja e të dy supeve. Shpesh është pasojë e rritjes së shpejtë, pozita e keqe gjatë të ulurit dhe muskulatura e dobët e stomakut dhe shpinës.  

Për mjekimin e suksesshëm të deformimeve nevojitet zbulimi i tyre i hershëm, si në kontrollet sistematike shkollore, ashtu edhe gjatë vizitës së institucioneve adekuate shëndetësore për trajtim të deformimeve të sistemit muskulor-skeletor. Së pari bëhet analizë e qëndrimit të trupit, shprehja e gungës në pjesën torakale (për kifozat), asimetria e trupit, njëri sup i vendosur më poshtë se tjetri, shpatulle më e theksuar, harku i rrafshuar i boshtit, këndi asimetrik  i belit. Diagnoza e saktë vendoset me incizim rëntgeni të boshtit kurrizor.

Si korrigjohen deformimet?

Zbulimi i hershëm i deformimeve është parakusht për mjekimin e tij të suksesshëm. Varësisht prej shkallës përdoren ushtrime korrigjuese, të cilat mund të kombinohen me  mbajtjen e brezit elastik, ose në rastet më të rënda korsetë plastik. Korrigjimi i tërësishëm ose i pjesshëm  deformimeve mund të bëhet deri në përfundimin e periudhës së rritjes së fëmijës. Fillimi i trajtimit të deformimeve të boshtit kurrizor gjithmonë është gjimnastika korrigjuese. Këto janë ushtrime të veçanta terapeutike të cilat kanë për qëllim vendosjen e serishme të baraspeshës mes sistemit kërcor-nyjor dhe atij muskulor. Ushtrimet sipas përmbajtjes adaptohen për çdo fëmijë, gjatë të cilës forcohen grupe të caktuara muskulore të kurrizit, të prekura nga deformimi, ushtrime për forcimin e muskulaturës së stomakut dhe kraharorit, si dhe ushtrime për frymëmarrje të cilat ndihmojnë në procesin e formimit të drejt të kafazit të kraharorit.

Nëse nuk është i mundshëm korrigjimi i tërësishëm i deformimit, nevojitet të pengohet progresioni i tij i mëtejshëm. Ky paraqet proces afatgjatë, i cili kërkon angazhim të përhershëm të personave mjekësor (ftiziatër dhe fizioterapitë), fëmijët dhe prindërit e tyre. Vetëm program mirë i përpunuar dhe i aplikuar në tërësi kineziterapuetik mund të sjellë deri te pengimi i zhvillimit të defmormimit ose korrigjimi i tij i pjesshëm ose i tërësishëm.