Gent Sherifi është 47 vjeçari i arrestuar më 2 gusht 2023 në Torino të Italisë për llogari të autoriteteve shqiptare pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhërarrest.

47 vjeçari është shpallur fajtor për një ngjarje të ndodhur në 1997, ku mbeti i vrarë një person ndërsa një tjetër u plagos. Ndaj tij gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 13 vite e 5 muaj burg më 26 qershor 2014 dhe kishte 20 vite që fshihej në Itali por jo më si Gent Sherifi por një person me identitet tjetër.

Menjëherë pas vrasjes, para se të largohej nga Shqipëria kishte ndërruar emrin dhe identitetin e tij, duke tentuar të fshijë pothuajse gjithçka nga jeta e tij e vjetër.

Në Torino ai kishte ndërtuar një jetë të respektueshme me një familje të rregullt dhe fëmijët që vijonin shkollën. Gjuthashtu kishe hapur një kompani për rikonstruksion godinash dhe prej gati 30 vitesh kishte qëndruar larg telasheve, shkruan repubblica.it

Pasi autoritetet shqiptare kishin përcjellë informacionin tek autoritetet e kuesturës së Torinës, policia italiane kishte nisur dhe hetimet dhe kërkimet.

Pas hetimeve kishin zbuluar se personi i cili vijonte jetën i qetë duke u përpjekur të linte pas të shkuarën ishte ai që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gent Sherifi tashmë është në pritje të ekstradimit për të vuajtur dënimin që i ka dhënë Gjykata e Tiranës.