Xhensila Sota është efektivja e policisë së “Shqiponjave” që ka mbetur e plagosur në këmbë sot, pas të shtënave me armë zjarri mes disa militantëve partiakë, ku i vdekur ka mbetur dhe Pjerin Xhuvani.

Burime për mediat bëjnë me dije se ajo ka dëgjuar të shtënat pasi ka qenë në shërbim afër zonës, dhe ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa pas plagosjes është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Fatmirëisisht Xhensila Sota ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë të jetë bërë shpërndarja e parave për qëllime elektorale.