Lojtari Cristiano Ronaldo u shpall në Monako lojtari më i mirë në Evropë për sezonin e kaluar. Në garë për këtë çmim ishin edhe Gareth Bale dhe Antoine Gri"zmann, të cilët portugezi i mundi.
Të tre ata ishin ulur pranë njëri-tjetrit, ndërsa ka qenë gazetarja Anne Laret Bonnet ajo që ka përfituar nga rasti për të bërë një selfie me të tre këta yje.
Kështu, mediat e huaja e kanë cilësuar këtë fotografi selfie me vlerë 300 milionë euro, pasi Ronaldo, Bale dhe Griezmann së bashku kanë këtë çmim në “Transfermarkt”.