TIRANE – Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi janë dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Nga votimi në mbledhjen e Konferencës Gjyqësore Kombëtare, Broci mori 201 vota, ndërsa Haxhialushi 182 vota. Gjithsej votuan  339 gjyqtarë.

Broci dhe Haxhialushi do të zëvendësojnë në postet përkatëse dy paraardhësit Dhurata Haveri dhe Shkëlqim Miri, të cilëve u ka përfunduar mandati.

Pesë kandidatët e tjerë ishin Lefter Jahaj, Agron Papajani, Sokol Binaj dhe Zegjine Sollaku. Astrit Haxhialushi dhe Artan Broci janë që të dy gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, Tiranë.