Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, ka marrë pjesë në inagurimin e një fabrikës së veshjeve " Michela fashion style", në qytetin e Kavajës.
“INSTAT konfirmoi ulje të papunësisë me 1.1 përqind, por kam komentet e mia. 173 mijë punonjës të rinj. 175 mijë punonjës të rinj kontribues në skemën e sigurimeve në 1 vit, 38 mijë e 884 vende të reja pune. Bashkë me shifrat e mëparshme të punësimit, të një viti më parë po shkojmë drejt plotësimit të 300 mijë vendeve të reja të punës”,- u shpreh Klosi duke iu përgjigjur akuzave të Blushit para disa ditësh në Parlament.
Më tej ai i ka bërë thirrje çdo politikani, analisti, letrari, kritiku të vjetër apo të ri, të shkojë tek Instituti i Sigurimeve shoqërore, zyrat e punës, të shohë shifrat konkrete të punësimit, vendet e lira të punës, të sjellë mbështetës apo edhe familjarë që do të punësojë, të vijë pranë zyrave të punës dhe të shohë realitetin.
Investimi i ri në fabrikën e Kavajës të veshjeve 1 milion euro, investim italian. Janë punësuar deri tani 180 punonjës, kërkohen 800 punonjës në total.





