Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të hapë të martën garën për përzgjedhjen e pasuesit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, mandati i të cilit përfundon në dhjetor të vitit 2026.
Të gjithë të interesuarit për këtë pozicion duhet t’i dorëzojnë kandidaturat e tyre pranë institucionit të KLP-së.
Ky proces nismëtar synon të sigurojë vazhdimësinë e drejtimit të organit të akuzës pas përfundimit të mandatit aktual.
“Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare datë 18.06.2026; 2. Diskutimi/miratimi i Projektvendimit: “Për shpalljen e fillimit të procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, përmes thirrjes publike për aplikim”; Të tjera (pyetje/diskutime) – Sektori i TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës bën publikimin e kësaj axhende në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, thuhet në njoftim.





