Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar dy prokurorë të rinj në krye të Prokurorisë së Korçës dhe atë të Matit.

Përkatësisht, Prokurorinë e Korçës do ta drejtojë Dhorina Theodhori ndërsa në krye të Prokurorisë së Matit është emëruar Abaz Muça.

Më këto dy emërime, numri i prokurorëve të emëruar nga KLP në tre vitet e fundit shkon në shtatë.