Reali i Madridit humbet vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm të klubeve më të pasura të hartuar nga revista Forbes. Janë teksanët e Dallas Cowboys ata që marrin kryesimin në listën me 50 ekipet me vlerën më të madhe ekonomike në planet. Shoqëria e futbollit amerikan, që është edhe skuadra me më shumë tifozë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlen rreth 4 miliardë dollarë, duke lënë pas gjithë klubet e sportit botëror. Në këtë mënyrë, që prej vitit 2011 kur ka nisur të publikohet edhe ky klasifikim, nuk ndodhet në krye një klub futbolli. Reali i Madridit që kryesonte bindshëm në tre vitet e fundit, ka zbritur në pozicionin e pestë, duke u paraprirë nga Barcelona dhe Manchester United. Në fakt, katalanasit kanë bërë një hap të madh duke e rritur ndjeshëm vlerën e klubit në 3.65 miliardë, ndërsa “Djajtë e Kuq” vlerësohen me 3.55 miliardë, rreth 200 milionë dollarë më shumë se “Los Blancos”, pavarësisht se këta të fundit arritën të shpalleshin kampionë Europe gjatë sezonit të fundit. Vendin e katërt me 3.4 miliardë e mbajnë New York Yankees që mbeten lider në lojën e bejsbollit, ndërsa në dhjetëshen e parë, NBA përfaqësohet nga New York Knicks që pozicionohen të shtatët me 3 vlerë 3 miliardë Dollarë. Nga futbolli amerikan, përfaqësues në dhjetëshen e parë janë edhe Washington Redskins e New York Giants, çka do të thotë se sporti më preferuar përtej Atlantikut vazhdon të jetë një nga më fitimprurësit në planet duke u rritur çdo vit e më shumë.
Klubet më të pasura në botë, Real Madrid nuk është më i pari
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
Partneri fle me shpinën nga ju? Ja çfarë mund të fshihet pas këtij pozicioni
Zelensky pret që lufta të vazhdojë edhe gjatë dimrit
Gazetarja pro-Putin rikthehet në ekranet franceze nga distanca, ministri Barrot: Jam zemërthyer





