Në qershor 2017 bilanci i klubit të Uest Bromuiçit lexonte: Fitimi pa zbritur taksat është 39.7 milionë paund.

Sot, klubi që renditet në vendin e fundit të Premier Ligës, përveçse pritet që të bjerë në Championship (10 pikë nga zona e mbijetesës kur kanë ngelur edhe 7 javë), rrezikon edhe falimentin.

Administratori i tij, Mark Xhenkins, ka lëshuar deklaratën bombë:

“Financat e klubit kanë prekur fundin, nuk ka më para për të paguar rrogat”.

Xhenkins, i cili është rikthyer në bordin e klubit për herë të dytë në shkurt, është i shokuar për vendimet që janë marrë në mungesë të tij:

“Dua të jem i sinqertë, unë u riktheva, por jam i shokuar me atë që kam gjetur në arkë”.