Orët në vijim pritet të jenë shumë të nxehta për sa i përket të ardhmes së klubit italian të Xhenoas.

Sipas raportimeve të fundit në media, palët kanë arritur akordin, më fondin amerikan “777 Partners”, teksa marrëveshja pritet të finalizohet në vijim.

Ditën e nesërme pritet të bëhet derdhja e pagesës në depozitë, ndërkohë që mbyllja e operacionit është parashikuar në muajin tetor.

Me ardhjen e pronarëve të rinj, pritet që menaxheri i mundshëm i klubit të jetë Sean Sogliano, drejtori aktual i Padovës.

Vlen të theksohet fakti, se Xhenoa aktualisht është në pronësi të presidentit Enriko Preciosi. Skuadra kuqeblu në 4 javët e para ka regjistruar 1 fitore dhe 3 humbje.