Ditët e ftohta dhe me shi duket se dalë nga dalë po ua lënë vendit ditëve të ngrohta. Këtë fundjavë pritet që temperaturat të shkojnë deri në 27 gradë dhe reshjet e shiut do të jenë në nivel shumë të pakët kryesisht në zonat malore.

Meterologia Lajda Porja ndër të tjera ka theksuar se e diela do të jetë dhe dita me më shumë diell dhe me temperatura më të larta nga ato të ditëve të fundit që kanë mbizotëruar në vendin tonë.

“Fundjava ka sjellë një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë prezent në vendin tonë megjithatë do të rrezikohen dhe nga reshjet e izoluara kryesisht në zonat malore, por nuk përjashtohet mundësia dhe në disa zona në qendër të vendit.