14 janar 2014 – Gjatë një aktiviteti lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se këto të fundit duhet të respektojnë disa norma mjedisore. Ai u shpreh se duhet të vendosin impiante për pastrimin e ajrit dhe ujit të ndotur, falë aktiviteteve të tyre. “Ne kemi të dhëna se shumë subjekte nuk kanë nisur pyllëzimet, ndërsa janë të detyruara me ligj ta bëjnë një gjë të tillë. Për këtë qëllim, ne do të nisim takime. Të gjithë bashkë ne duhet të ndikojmë në rehabilitimin e situatës së mjedisit në vendin tonë”, deklaroi Koka, gjatë aktivitetit të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Dhomat e Tregtisë. Nga ana e tij, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Ettore Sequi, nënvizoi se nga BE janë akorduar fonde për mbrojtjen e mjedisit dhe për ekonominë e vendit. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, sipas tij, sa i takon mjedisit, ka rëndësi të madhe mënyra se si performon industria, ndaj shtoi se kjo e fundit duhet të tregohet e kujdesshme.
Koka apel industrisë: Respektoni normat mjedisore
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tentativa e sulmit me dron në Leipzig, identifikohen dy persona të dyshuar! BE dhe NATO zotohen të rrisin presionin ndaj Rusisë
Zbulohet kujt do i kalojë tek Argjentina fanella legjendare e Mesit me numrin 10
I mituri shpërtheu në lot pas tensioneve te Komisariat nr 3, gazetari: Nuk kishte asnjë akt dhune nga protestuesit! Fëmija u terrorizua
Uji i pijshëm i ndotur në Fushë-Arrëz/ Rreth 120 banorë paraqiten në spital me shenja helmimi





