Operacioni për kapjen e kokainës me vlerë 180 milionë euro në Durrës ka sjellë një ‘përplasje’ mes ministrit të Brendshem, Xhafaj dhe kryeministrit Rama.
Ndërkohe që ministri Fatmir Xhafaj në reagimin e tij të parë pas kapjes së sasisë prej 613 kg kokaine në Durrës, ka deklaruar se ishte: “Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja”, ndryshe u tha nga kryeministri Rama.
Rama deklaroi se operacioni është bërë tërësisht në territorin e vendit tonë, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku droga ka udhëtuar para se të hynte në portin e Durrësit.





