Ministri Xhafaj ka reaguar në një postim në “Twitter” pas operacionit të policisë dhe prokurorisë për sekuestrimin e sasisë rekord të kokainës në portin e Durrësit, ku u kapën rreth 613 kg drogë të ardhura nga Kolumbia, me destinacion Europën.
“Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.
Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës! Hetimi vazhdon! Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp”, shkruan Xhafaj.





