SARANDE, 8 prill 2013– Policia e Sarandës deklaron se kreu arrestimin në flagrancë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë” për shtetasit Kristaq  Shkëlqim Brahimaj, vjec 18; F.L., vjec 17, dhe Ali Abaz Laze, vjec 60, të tre banues Sarandë”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë shtetasit Kristjan Brahimaj, i cili udhëtonte së bashku me dy shtetasit e tjerë me mjetin e markës Benz, me targa TR 3495 I, ju  gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e ngjashme me atë të llojit kokainë, si dhe nga kontrolli i banesave të këtyre shtetasve dhe pikërisht në banesën e shtetasit Ali Laze ju gjet edhe një armë gjahu (cifte) pa leje.