KOLUMBI, 17 mars 2013– Zyrtarët në Kolumbi kanë kapur rreth 4 tonë kokainë në një laborator të fshehur në një pyll në rajonin jugperëndimor të Causas.

Autoritetet ushtarake publikuan një video të opracionit të quajtur "Shpata e Nderit".

Sipas tyre, laboratori dhe lënda narkotike i përkiste Forcave të Armatosura Revolucionare (FARC). Sasia e kokainës vlen rreth 90 mln dollarë në treg dhe do të shpërndahej në SHBA, Amerikën Qendrore e Meksikë.

Me anë të lëndës narkotike, FARC ka financuar luftën ndaj autoriteteve kolumbiane.