Ekipi kombëtar i vajzave U-19 arriti fitoren e parë në Grupin e 4-t eliminator, për Evropianin 2017. Vajzat e reja të drejtuara nga Nevil Dede kanë mundur ekipin e Qipros me rezultatin e pastër 2-0.

Një ndeshje kjo e domiuar në 90 minutat e saj nga vajzat kuqezi, që ndryshe nga dy takimet e mëparshme me Serbinë e Skocinë treguan një parqitje shumë të mirë se kundërshtari. 

Me këtë fitore ekipi i vajzave kuqezi kanë mundur të sigurojnë vendin e tretë në këtë grup, duke lënë pas pikërisht ekipjn e Qipros.

Në dy takimet e para Shqipëria u mund përkatësisht 11-0 nga Skocia dhe 9-0 nga Serbia, kjo e fundit mori edhe vendin e parë në këtë grup.