Kombëtarja do të kthehet në fushë për kualifikueset e Botërorit, më 7 qershor.
Sfida e raundit të tretë do të luhet kundër Serbisë në “Arena Kombëtare”.
Për këtë takim, lista zyrtare pritet të publikohet këtë javë, ndërsa futbollistët e parë do të bëhen bashkë të hënën e 26 majit. Përgatitjet nuk do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, por në Durrës.
Shkak për këtë lëvizje është bërë Europiani U-17, pasi fusha në “Shtëpinë e Futbollit” mund të jetë në dispozicion vetëm të skuadrave përfaqësuese.
Durrësi do të jetë destinacioni, të paktën deri më 31 maj.
Gjatë kësaj kohe, do të ketë një test me përfaqësuesen U-21. Silvinjo do të ketë mundësinë të shohë gjendjen e skuadrës për sfidën me serbët.