DURRËS, 21 tetor 2014– Vajza shqiptare Ada Stefani e cila jeton dhe punon në Francë, shkruan në rrjetin social Facebook se ka takuar Mishel Platini dhe për disa sekonda ka debatuar me të. Ajo që duket qartazi në këtë bisedë është fakti se Platini është totalisht me një qëndrim të njëjtë me presidentin serb Nikolic. Më poshtë, biseda e plotë e publikuar nga Ada në ëallin e saj: 

Sot takova M. Platini -në !

 Nuk e kam parë asnjëherë me interes të veçantë, të shkruaj në facebook, faktin që Z. Platini banon përballë punës time, madje vjen shumë shpesh aty, siç bëri dhe sot.
E kisha menduar këto ditë, që nëse do të vinte nuk do të rrija gojëkyçur, të paktën për t'i thënë dhe unë qoftë dhe një fjalë për atë politikë nacionaliste – futbollistike që iu bë vendit tonë nga ana e Serbisë. 
Pasi pranoi të bënim një foto , duke ikur i them :

– Zoti Platini, unë jam shqiptare….
Më kthehet me një buzëqeshje dhe më thotë : 
Platini : – Nuk ishte gjë e bukur ajo që bënë shqiptarët! 
I them : – Keni vetëm pak sekonda kohë të shikoni një foto ? ( dhe i tregoj foton ku serbët kishin futur një fuçi të madhe në stadium…) – Kjo a mund të ishte bombë Z. Platini ? Sepse kjo fuçi ka ardhur në rrugë tokësore dhe është lejuar pikërisht nga focat e rregullit…droni erdhi nga qielli, ndërsa kjo fuçi erdhi nga toka në mënyrë më se koshiente…
Platini – Droni mund të ishte bombë….
Unë : – Po si mund të dënoni Shqipërinë, kur ju nuk e keni vërtetuar akoma dhe s’e keni kapur akoma autorin. Ai gjest mund të vinte dhe nga një serb…
Platini : – Por flamuri ishte shqiptar !
Unë : – Kjo s’e përjashton faktin që mund të jetë provokim nga serbët…
Platini duke ikur : – Vendimin do ta marrë komisioni.
Unë ; – Unë kam besim te ju … (dhe e putha me dorë).

Kjo ishte biseda e atyre sekondave qe arrita te bëja me Z. Platini. Secili nga ju mund ta gjykojë vetë dhe ta analizojë vetë, nëse do ketë penalizim apo jo për Shqipërinë. Unë dua të jap vetëm një ide timen rreth kësaj bisede. 
Ajo që synova ato momente, ishte fakti që t'i tregoja Presidentit Platini, që prononcimet e tij ishin të parakoshme dhe dukeshin haptazi që lobi serb kish bërë punë më të madhe në këtë drejtim.

Zoti Platini, ju falenderoj në rradhë të parë që u kthyet nga rruga për të më dëgjuar. Ky fakt më dha me shumë kurajo t'ju flisja. Vetëm se ajo që më bëri përshtypje ishte fakti që fjalisë sime , – unë jam shqiptare – iu kthyet me fjalinë: 
– C'était pas bien ce qu'ils ont fait…. (s'ishte mirë ajo që ata bënë) .

I nderuar Z. Platini , ju jeni presidenti i Uefas dhe jo presidenti i komisionit që e jep vendimin ëerpara kohe…

I nderuar Z. Platini , – T'i kthesh një përgjigje të tille një vajze shqiptare, kur ajo s’po të pyet fare për sport, por po të thotë vetëm se është shqiptare, është pak avokati e tepruar serbe, në dëm të shqiptarëve.

I nderuar Z. Platini, të mundohesh të bindësh një vajzë shqiptare që veprimi s'ishte i mirë, kur me një pergjigje fare të thjeshtë të tipit ( verifikimet dhe dënimet le t’ia lëmë autoritetit përkatës) do të ishte më e hijshme nga ana juaj.

– I nderuar Z. Platini, sjellja juaj kritikuese ndaj shqiptarëve e tregon më së miri që komisioni i ka marrë vendimet para se të shqyrtojë faktet.

I nderuar Zoti Platini, ju do vini prapë tek unë, do rishihemi prapë dhe pas vendimit të komisionit. Do më buzëqeshni si gjithmonë dhe do më thoni si je ? Dhe unë do t’ju pergjigjem : – Jam gjithmonë SHQIPTARE !"

 

Përfundon Ada e cila me këto çaste bisedë na tregon jo pak qëndrimin e presidentit te UEFA-s, i cili është zgjedhur në atë post, edhe me votën e FSHF-së dhe Armand Dukës.