Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka deklaruar sërish këtë të mërkurë se opozita nuk do të bëhet pjesë e votimit për ngritjen e komisionit të posaçëm anti-korrupsion që do të bëhet nesër në Kuvend. Në një prononcim për gazetarët, Bardhi deklaroi se kjo sipas tij është një propagandë për të mbuluar fytyrën e zezë të korrupsionit, ndërsa shton se opozita është për luftë reale jo vetëm më fjalë.

“Keni akses në faqen e Kuvendit ku publikohet çdo akt. Nëse nuk është mos më drejtoni mua mikrofonin a do ta votojmë apo jo. Lindita Nikolla fut në rend dite një projekt vendim që nuk ka asnjë pr. vendim të zbardhur. Kjo tregon sa serioze është kjo  niciativë dhe që për Ramën të gjitha janë vetëm propagandë dite dhe PR. Nëse Rama ka vullnet për të luftuar korrupsionin nuk e ndalon asgjë. Më gjeni një rast që Rama ka ngritur gishtin ndaj një të korruptuari dhe ka thënë do ta heq nga puna. Ndaj ne nuk jemi bërë pjesë e këtij procesi e nuk kemi marrë pjesë në votim. Propagandë për të mbuluar fytyrën e zezë të korrupsionit. Ne jemi për luftë reale jo luftë me fjalë”, tha Bardhi.