Ramush Haradinaj, i mandatuari për kryeministër, dhe kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp, nga ku kanë njoftuar se duke nisur nga e premtja Kosova do të ketë kabinetin e ri qeveritar.
Në konferencë, Haradinaj refuzoi të japë emrat e ministrave, por ka deklaruar se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore.
“E dimë të gjithë procedurën. Me kërkesën për seancën dorëzojmë edhe programin. Programi vjen pas një kohe të gjatë për të gjithë. Besoj se nesër do të prezantojmë edhe kabinetin. Do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore”, ka thënë Haradinaj.
Ende nuk dihet zyrtarisht ndarja e ministrive për partitë në koalicion, për arsye se ka pasur mosmarrëveshje mes koalicionit “PANA” dhe “Listës Serbe”.
Ndërkohë, Veseli tha se nga kjo e enjte nuk ka më një bllokadë institucionale në Kosovë, ndërsa përpara i presin shumë punë për të bërë.
Seanca e sotme, ku u zgjodh kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, duke mundësuar dhe konstituimin e Kuvendit, u mbajt më 7 shtator në ditën e Kushtetutës së Kaçanikut. Veseli tha se kjo është një koinçidencë e mirë.
Konferencë Haradinaj-Veseli: Nesër prezantohet kabineti
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kush rrezikon më shumë? 3 fermerë më pak të votuar, njëri prej tyre del sot
Barcelona nuk ndalet në merkato, ofertë zyrtare 100 milionë euro për Julian Alvarez
Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore
Putin paralajmëron: Do të shkatërrojmë këdo që përpiqet të sulmojë Kaliningradin





