Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e G7 që do të mbahet muajin e ardhshëm në Kananaskis, Alberta të Kanadasë. Lajmi u konfirmua nga kryeministri kanadez Mark Carney, pas një takimi që zhvilloi me Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Samiti do të zhvillohet nga 15 deri më 17 qershor dhe do të mbledhë liderët botërorë, përfshirë ata të Britanisë, Gjermanisë dhe Japonisë, në zemër të Maleve Shkëmbore Kanadeze.
“Ramë dakord të zhvillojmë biseda të mëtejshme në javët në vijim dhe mezi pres të takohemi personalisht në G7,” u shpreh Carney pas takimit.