VLORË-Katër doganierë dhe një tregtar kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, për kalim të mallrave kontrabandë. Bëhet fjalë për një operacion të koduar me emrin “Dogana 2”, në të cilin janë vënë në pranga Kristaq Naco, Genci Bejko përkatësisht 41 vjeç, si dhe 31 vjecarët Migjen Nushaj dhe Erjon Ademi. 

Të katër të arrestuarit punonin si doganierë në pikën kufitare te Qafe Botës. Ata akuzohen se kanë lejuar kalimin e një kamioni tip benz me mallra kontrabandë elektroshtëpiake, duke shmangur detyrimet doganore. 

Në pranga është vënë edhe 42 vjeçari Guro Haxhiraj, tregtar nga Vlora, i cili kishte blerë mallrat me vlerë 5 milionë lekë në Greqi dhe i importonte në vendin tonë pa asnjë detyrim doganor.