DURRES 27 shtator 2013 – Drejtoria e Antikontrabandës arreston dy inspektorë për kontrabandë nafte. Një inspektor i kësaj drejtorie në Portin e Durrësit, Shpëtim Danaka, si dhe vëllai i tij, Hasan Danaku, inspektor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit u kapën mbrëmë në flagrancë në zonën e Portit. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Antikontrabandës në Tiranë bëhet e ditur se dy vëllezërit, të dy me detyra shtetërore që kishin si qëllim goditjen e kontrabandës, u bllokuan ndërsa po merrnin naftën nga peshkarexha në Portin e Durrësit. Peshkatarët e marrin naftën pa akcizë, çka do të thotë disa herë me çmim më të ulët sesa karburanti që shitet për subjektet apo individët e tjerë. “Duke përfituar nga kjo dhe nga pozicionet që mbanin në dy institucionet, ata kanë vepruar të lirshëm, derisa u zbuluan dje dhe u kapën në flagrancë në Portin e Durrësit”, thanë burimet nga Drejtoria e Antikontrabandës. Sipas tyre, duke shfrytëzuar ditën kur duhet të ishte në turn inspektori i Antikontrabandës ka organizuar planin për të kaluar naftën nga peshkarexhat drejt pikave të destinuara për shitjen e karburantit. Por, nga sinjalizimet e mëparshme te kolegët e Danakut, është bërë organizimi i një kontrolli të beftë në port, çka solli dhe arrestimin e dy vëllezërve. Mësohet se kjo çështje i ka kaluar për ndjekje të mëtejshme oficerëve të Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Hetimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. “Pas ndalimit në flagrancë, ata janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Durrësit, ku po kryhen veprimet e para procedurale nga Task-Forca e Prokurorisë së Durrësit për rastin”, pohohet nga të njëjtat burime.
Kontrabandë me naftën e anijeve, arrestohen në Durrës dy inspektorë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Wall Street Journal: 90 miliardë eurot e BE-së mund të mos jenë të mjaftueshme për Ukrainën
“Doja të qëlloja zyrtarët e administratës Trump”- Zbardhet dëshmia e autorit të sulmit në darkën me 2500 të ftuar, i pranishëm edhe Presidenti i SHBA-ve
Me vete kishte disa armë/ Momenti kur agjentët e Shërbimit Sekret shtrijnë në tokë autorin, çfarë dihet deri tani
VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në një darkë ku ndodhej Donald Trump, momenti kur evakuohet presidenti i SHBA-ve





