FNSH dhe RENEA po zhvillojnë kontrolle në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës dhe Shkodrës.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në Vlorë, u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal, me precedent të mëparshëm kriminal, të cilët sipas policisë, do kryenin vrasje kundër personit, me armë zjarri.

Ndërkohë, sipas policisë, në Shkodër, është vënë në pranga poseduesi i një arsenali lënde shpërthyese tritol, ganata, kapsolla detonatore etj,  i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia, u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Në kuadër të dy operacioneve, policia ka sekuestruar në total: 1 armë zjarri automatik, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore, 13 ndezës të unifikuar, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë e dhjetra bimë kanabis të kultivuara.