Disa kompani fluturimi në Britaninë e Madhe si British Airways apo Ryanair kanë pezulluar fluturimet drejt disa vendeve europiane mes tyre edhe me Shqipërinë.
Mediat ndërkombëtare njoftojnë se janë pezulluar fluturimet nga Gatwick drejt Shqipërisë, Francës, Italisë, kurse nga Londra janë pezulluar fluturimet drejt Italisë dhe Gjermanisë.
Zëdhënësi i British Airways ka sqaruar se veç këtyre fluturimeve do të shihet dhe periudha 16- 28 mars si dhe udhëtarët që kanë prerë biletat do të kenë mundësi për të tjera opsione.