Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi, deputeti Saimir Korreshi ka përmendur ngjarjen e medias italiane RAI 3.

Ai ka ironizuar me këtë rast ku media italiane RAI 3 realizoi një emision ku përmendej Ëngjëll Agaçi, çka nxiti edhe reagime të kryeministrit Edi Rama.

Korreshi: Zoti Ndreca, nëse ju duket se po flasim më shumë se ju po i heqim minutat.
Vokshi duhet të verifikoni kamerat që hyjnë këtu sepse thonë që kishte edhe nga RAI 3.

Vokshi: I merr në telefon Edi Rama.

Korreshi: Nuk mund të rrinë kamerat këtu pa leje, duhet të ishin verifikuar.

Mendoj se tek plani duhet të ketë një përmirësim sepse nuk është i plotë.

Sepse nuk është përcaktuar nëse formatin tetë a tetë do e bëjmë format dhomë rrëfimi apo podcast.