Gentian Gjyli, ish-kreu i ARRSH-së si dhe ish-kreu i KESH-it Erald Elezi janë paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, “Korrupsoni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim.

SPAK ka kërkuar për ata nga një deri në dy vite burg, ndërsa për ish-kreun tjetër të ARRSH-së, Evis Berberi, ka kërkuar 10 vite heqje lirie dhe pesë vite ndalim të mbajtjes së posteve publike.

Nga hetimet e kryera, SPAK gjeti në shkelje 8 procedura tenderash të zhvilluara në vitet 2020‑2022 në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.