“Majlinda Andrea as na ka kërkuar të japim një vendim në favor të dikujt dhe as nuk ka ndikuar te ne në vendimin e dhënë për çështjen në fjalë”.
Ishte kjo dëshmia e Admir Thanzës dhe Artan Brocit, dy gjyqtarëve të lartë të cilët këtë të hënë dëshmuan me kërkesë të Prokurorisë në procesin ku e pandehur është kolegia e tyre gjyqtarja Andrea.
Të njëjtën qëndrim mbajtën dhe ndihmësit ligjorë pranë kësaj gjykate, të cilët sqaruan se askush s’i ka kërkuar të përshpejtojnë vlerësimin për dosjen me kërkesë Eleni Linon e Ilia Çabirin për pronën në Ksamil.
Vetë Andrea nuk ishte e pranishme gjatë gjykimit, ndërsa ajo së bashku me bashkëshortin Odhise Andrea e 3 të pandehur të tjerë janë nën akuzë nga prokuroria për korrupsion në drejtësi ku në këmbim të 50 mijë eurove dha drejtësi.
Korrupsioni në drejtësi, kolegët “mbrojnë” gjyqtaren durrsake
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Teuta barazon me Laçin në miqësoren e luajtur në Durrës
Hetimet për Ballukun/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”
Deklaratat e Zelenskyt në Serbi, largohet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë
19 drejtues motomjetesh procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike





