Fanella e re e Kombetares së Kosoves e prodhuar nga kompanine zvicerane Fourteen u prazantua zyrtarisht të shtunen. Fanella bazë me te cilat Kosova do luajë ndeshjet e saj si vendase është e kaltërta, qe ka disa hijëzime me ngjyre të verdhë. Materiali është antibakterial ndërsa logoja e re e Federates se futbollit, eshte tredimensionale e gravuar ne fanelle.

Kompania Fourteen ka perfshire edhe simbolet shteterore te Kosoves 3 yje te verdhe jane ne anën e djathtë dhe 3 yje në anën e majte, ndersa ne pjesen e kraheve shkryhen inicialet e Federates se Futbollit te Kosoves. Futbollistet e Kosoves qe ishin prezent ne prezantimin e fanellave te reja, u shprehen te kenaqur me dizajnin dhe kualitetin e tyre.

Ndeshjet si mysafirë, “Dardanet” do ti zhvillojne me fanella te verdha,ndërsa fanellën e 3-të Kosova për herë të parë e ka zgjedhur ta ketë me ngjyrë të zezë.