Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me kryesinë e partisë kanë bërë homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 15-vjetorin e vdekjes së tij.

KlanKosova raporton se Mustafa ka thënë se mungesa e tij vërehet edhe në LDK, por edhe në gjithë Kosovën.

“Jemi këtu që t’i bëjmë nderimet presidentin historik Ibrahim Rugova. Edhe LDK sikurse Kosova, por edhe shqiptarët në tërësi e ndjejnë mungesën e një figure historike që dha një kontribut të veçantë dhe të pariparueshëm për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Këtu jam po ashtu për të shprehur qëndrimin dhe përkushtimin e LDK-së që ne ta ndjekim rrugën që na ka trasuar dhe na ka lënë trashëgimi Rugova. Këtë rrugë s’mund ta trashëgojë askush përpos LDK-së dhe atyre që veprojnë dhe punojnë që vepra, ideja dhe kontributi i Rugovës të bëhet vepër e përhershme në Kosovë dhe jashtë saj.”