Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta të infektimeve nga koronavirusi. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK) janë regjistruar edhe 205 raste të reja pas testimit të 388 mostrave. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.512, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.

Tre persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 97.

Sipas IKSHPK-së, edhe 61 pacientë janë shëruar nga sëmundja.

Në këto kushte nuk është përjashtur mundësia që në vend të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Në një intervistë për Klan Kosova, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se të dielën do të zhvillohet një takim i Këshillit të Sigurisë ku pritet të vendoset nëse duhet të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme ose jo.