Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.135 persona të dyshuar per koronavirus prej të cilëve rezultojnë 40 raste pozitive.

Mesohet se brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.843 raste nga 565.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.223 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 358 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.165.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Skenderaj 6 raste, Vushtrri 6 raste, Viti 4 raste, Suharekë 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Kaçanik, Klinë dhe Pejë.