Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 52 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 2.268.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 302 mostra, prej të cilave 52 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 39 persona të prekur nga koronavirusi.