Djali i presidentit kosovar, Hashim Thaçi, Endriti është aksidentuar mëngjesin e ditës së sotme.

Aksidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar”, tha Ahmeti.

Mediat kosovare raportojnë se Endrit Thaçi është në gjendje të mirë.