Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk do të marrë pjesë në takimin që ishte vendosur për t’u mbajtur me Serbinë në Uashington.

Hoti shkruan në Facebook se ka njoftuar ambasadorin Grenell dhe se i duhet të kthehet në Kosovë për t’u marrë me situatën.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për t’u marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Hoti.