Ditën e diel, Kosova zhvilloi zgjedhjet e parakohshme, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosja me kandidat për kryeministër Albin Kurti. Teksa kanë kaluar dy ditë, Kurti ende nuk e ka krijuar koalicionin paszgjedhor me të cilin do të ndërtojë kabinetin qeveritar.

Por, ndërsa pritet lajmi për arritjen e marrëveshjeve mes partive, Kurti është shprehur se nëse nuk realizohet koalicioni me LDK, Kosova do të shkojë përsëri në zgjedhje. Sipas tij, çdo opsion tjetër për të krijuar qeverinë e ardhshme do të sillte luftë në Kosovë.

“Ose do merremi vesh, ose le të shkojmë prapë në zgjedhje. Çka të bëjmë, ose le të bëhet koalicioni LDK – VV, ose të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Kurti në një intervistë për Kohën Ditore. Ai tha se cdo tentative tjeter qe te cojë LDK-në me dikë tjetër, është ide e dhunshme.

“Ajo do të ishte dhuna me vullnetin e qytetarëve nëse dikush provon ta cojë LDK-në me dikë tjetër, ose t’ia marrë LDK-së naj copë e t’i cojë diku tjetër. Ato ide janë të dhunshme, kështu që nuk janë reale”, është shprehur Kurti.