Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë, Albin Kurti ka thyer rekord të ri për sa i përket votave që ka arritur të marrë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas një postimi të ish-deputetes, Arbërie Nagavci, Kurti ka arritur të marrë 185 mijë vota, numër që nuk është arrirë asnjëherë nga asnjë politikan kosovar.

Kurti në zgjedhjet e fundit që janë mbjatur në qershor të vitit 2017,  mori 142 mijë vota.